G
Guest
Guest
Prishtinë, 28 janar - Sulmuesi i Trepçës, Florent Aziri, është duke u provuar te skuadra e Kategorisë së Dytë gjermane, Kaiserslautern, është bërë e ditur të mërkurën nga kryetari i klubit mitrovicas, Nexhmedin Haxhiu.
"Florenti të shtunën i është bashkuar në prova skuadrës së Kaiserslauternit. Për momentin është duke i ecur mirë, por mbetet të shihet nëse kjo skuadër do t'i ofrojë kontratë. Florenti është futbollist i talentuar, por dihet se klubet gjermane kanë kërkesa të mëdha. Ai do të paraqitet në dy ndeshje miqësore dhe më pas do të marrë një përgjigje", ka thënë Haxhiu të mërkurën.
21-vjeçari Aziri skuadrës së Trepçës iu bashkua në verë të vitit të kaluar. Në stinorin vjeshtor realizoi katër gola. Ai ka lindur në Mitrovicë, ndërsa është rritur në Gjermani. Para ardhjes në Trepçë luajti për shumë ekipe gjermane. Si i ri ishte pjesë edhe e klubeve të njohura si Werder Bremen e Wolfsburg. Në Gjermani së fundi kishte luajtur për ekipin Oberneuland.
Kaiserslauterni është lider i klasifikimit në Bundesliga 2. Në 19 ndeshje ka tubuar 40 pikë dhe vlerësohet ndër favoritët kryesorë për t'u kthyer në Bundesliga 1. Kaiserslauterni është kampion i katërfishtë i Gjermanisë.
Quelle :http://www.koha.net/index.php?cid=1,45,9952
Da steht drin , das er mit trainiert hat und das er noch zwei test spiele spielen wird??
ich kenne den spieler kaum , er ist ein stuermer 21 jahre alt und spielt bei Trepca erster in der kosovarischen liga hat frueher bei werder und wolfsburg in der jungend abteilung gespielt , kennt gut deutsch .
Das er ein probe training hat hat laut der quelle der prasident Von KF TREPCA
Bestatigt.
ich glaub nicht wirklich das er uns weiter helfen konnte.
aber ich glaub das es bei dem probetraining sich nicht weiter empfelen kann
Entschuldingt mich fuer mein schlechtes deutsch Nosliw
(